Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar këtë të shtunë me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik.
Të dy folën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në forumin vjetor ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka thënë liderit rus Vladimir Putin se Bosnja nuk dëshiron të vendosë sanksione kundër Rusisë në mes të operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë.
“Ne nuk donim t’i bashkoheshim sanksioneve dhe jemi mirënjohës për vëmendjen tuaj, faleminderit që bëtë të mundur ruajtjen e çmimit të gazit në kushtet e mëparshme”, ka thënë Dodik.
Ndërkaq, presidenti rus tha se shpreson që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohen pavarësisht vështirësive aktuale./klankosova/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...