Vladimir Putin është i hapur për bisedime për një zgjidhje të mundshme në Ukrainë, por refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të njohur territoret e aneksuara si ruse po pengon një kërkim për ndonjë kompromis të mundshëm.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se ishte i gatshëm të fliste me presidentin rus nëse shefi i Kremlinit do t’i jepte fund luftës, por se Putini nuk e kishte dhënë shenja se ishte i gatshëm.
“Presidenti i Federatës Ruse ka qenë gjithmonë, është dhe mbetet i hapur për negociata që garantojnë interesat tona”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet për komentet e Biden.
“Mënyra më e preferuar për të arritur interesat tona është përmes mjeteve paqësore, diplomatike”, tha Peskov.
“Putini ishte, është dhe mbetet i hapur për kontakte dhe negociata”, përfundoi ai, raporton theguardian.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...