Anipse në Spanjë janë regjistruar mbi 340 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 28 mijë viktima nga COVID-19, ende ka persona që e mohojnë ekzistencën e virusit.
Të dielën, në Madrid u grumbulluan qindra persona për të protestuar kundër përdorimit të detyrueshëm të maskës atëherë kur respektohet distancimi social.
Por, protesta nuk u kufizua vetëm te maskat, por edhe te mbështetësit e teorisë konspirative që fajësojnë 5G-në për koronavirusin. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe të tilla si “Duam të shikojmë koronavirusin” dhe “Teste false, pozitivitet fals”.
Fakt interesant ishte se në këtë protestë kundër përdorimit të detyrueshëm të maskave pati edhe protestues që mbanin maska. Sipas tyre, kjo u bë në mënyrë që autoritetet mos t’i akuzojnë në të ardhmen për shtimin e personave të infektuar me COVID-19./
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...