Një katërvjeçare ka mbetur jetime, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së saj, pas vdekjes së papritur të prindërve të saj në një banjo.
Oficeri i policisë ushtarake, Jeferson Luiz Sagaz, 37-vjeç dhe partnerja e tij, Ana Carolina Silva, 41, u gjetën të vdekur në Sao Joe, Brazil më 11 gusht.
Çifti e kishte kaluar ditën duke festuar ditëlindjen e vajzës së tyre në një park ushqimor përpara se më vonë të shkonin në një klub nate dhe të futeshin në Motelin Dallas rreth mesnatës.
Hetuesit e gjetën çiftin të vdekur në një banja nga nxehtësia, pasi kishin humbur ndjenjat në ujë, ndërsa një ngrohës ishte ndezur në fuqi të lartë.
Kur ata nuk arritën ta merrnin vajzën e tyre të nesërmen, të afërmit ngritën alarmin dhe i raportuan të zhdukur. Gjendja e dehur e çiftit bëri që ata të mos mund të dilnin nga uji i nxehtë.
“Shkaku i të dy vdekjeve ishte helmimi ekzogjen, duke favorizuar procesin e goditjes nga nxehtësia me dehidratim intensiv, kolaps termik, që kulmoi në dështimin e organeve dhe vdekjen”, thuhej në një deklaratë të Mjekësisë Ligjore.
Testet toksikologjike zbuluan gjurmë kokaine dhe nivele shumë të larta të alkoolit në gjak.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu