Princi i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, e ka fajësuar Iranin në mënyrë të drejtpërdrejtë për sulmet ndaj dy anijeve që ishin duke transportuar naftë në Gjirin e Omanit dhe tha se vendi i tij nuk do të ngurrojë të kundërpërgjigjet ndaj secilit kërcënim që vjen kundër popullit ose interesave të Arabisë Saudite.
“Ne nuk dëshirojmë luftë në rajon, por nuk do të ngurrojmë të merremi me secilin kërcënim që vjen ndaj popullit tonë, sovranitetit tonë, integritetit territorial dhe interesave tona jetike”, tha ai për gazetën “Asharq al-Awsat”.
Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë qëndrim të vendosur për këto incidente në mënyrë që të luftohen këto kërcënime.
Tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme janë shtuar pas dy sulmeve në anijet që transportojnë naftë përgjatë Gjirit Persik. Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite e kanë fajësuar Iranit për këto sulme.
Përndryshe, Pentagoni e ka publikuar një video ku shihen anijet patrulluese të Rojeve Revolucionare të Iranit duke e larguar një minë të pashpërthyer nga njëra anë e anijes së sulmuar, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...