Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman, shpesh i njohur si MBS, u ka thënë krerëve të grupeve hebreje-amerikane që palestinezët duhet të pranojë kushtet e paraqitura nga administrata e Trumpit për paqe, sipas mediave izraelite.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura në Nju Jork me liderët e organizatës, bin Salman kritikoi ashpër presidentin palestinez Mahmoud Abbas, raporton Channel 10, duke cituar burime diplomatike izraelite, transmeton portali arbresh.info
“Në dekadat e fundit, udhëheqësia palestineze ka humbur mundësi të njëpasnjëshme dhe i ka refuzuar të gjitha propozimet për paqe që i janë dhënë”, raportohet të ketë thënë bin Salman.
“Është koha që palestinezët të pranojnë propozimet dhe të pajtohen të ulen në tavolinën e negociatave, ose ta qepin e të mos ankohen më”.
Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor, një veprim që tërhoqi kritikat ndërkombëtare.
Liderët palestinezë shohin Jerusalemin Lindor, i cili u kap ushtarakisht nga Izraeli në vitin 1967 dhe është zënë që, si kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
Bin Salman thuhet se ka bërë presion ndaj Abbasit për të pranuar kuadrin amerikan për paqe pas njohjes së Jerusalemit nga Trump./Arbresh.info/
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...