Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka diskutuar ngjarjet e orëve të fundit me presidentin amerikan, Joe Biden.
Në një cicërim në Twitter, pas fjalimit televiziv të presidentit rus Vladimir Putin, Zelensky tha se një takim ka filluar të mbahet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
“Diskutuam ngjarjet e orëve të fundit me Z.Biden. Fillojmë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. Është planifikuar të zhvillohet një bisedë me Boris Johnson”, shkroi Zelensky në Twitter.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi se Biden foli me Zelensky këtë pasdite. Një zyrtar tha se ata folën për rreth 35 minuta, shkruan CNN, transmeton arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK