Presidenti i Kinës bën thirrje për bisedime paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë

13:54 | 8 Mars 2022
A Z

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se tri vende duhet të mbështesin bashkarisht bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.

Këto komente presidenti kinez i bëri gjatë një takimi virtual me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka raportuar televizioni shtetëror kinez.

Xi ka thënë se prioritet duhet të jetë parandalimi që situata në Ukrainë të dalë jashtë kontrollit, shkruan BBC, transmeton arbresh.info