Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan prezantoi sot veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, me një investim total prej 3,7 miliardë dollarësh.
“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, po dëshmojmë ëndrrën e Turqisë për 60 vjet,” deklaroi Erdogani në qendrën e IT-së në Gebze që ndodhet pranë Stambollit.
Erdogani shtoi se kjo do të jetë përpjekja e parë e Turqisë për të prodhuar një veturë, pas një përpjekjeje të dështuar në vitet ’60.
Sipas një dekreti presidencial të botuar sot në Fletoren zyrtare, një fabrikë në qytetin e Bursës, rreth 150 kilometra larg Stambollit, pritet të prodhojë deri në 175 000 njësi në vit, duke punësuar më shumë se 4 000 punëtorë.
Erdogan nuk dha detaje për çmimin e veturës./ATSH
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...