Arabia Saudite do të përballet me ndëshkim të ashpër nëse ka urdhëruar vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi, ka paralajmëruar presidenti amerikan Donald Trump.
“Ka shumë gjëra në lojë, e ndoshta posaçërisht pse ky njeri ishte gazetar. Ka diçka shumë të tmerrshme dhe të neveritshme se nëse është ky rasti, ne do t’i shkojmë deri në fund dhe do të ketë ndëshkim të ashpër”, ka thënë Trump në një intervistë për CBS, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Trump tha se edhe nëse gazetari është vrarë në duart e Riadit, ai prapë se prapë nuk do ti jep fund marrëveshjes së armëve mes dy vendeve.
“Ata janë duke porositur pajisje ushtarake, çdo kush në botë e donte atë porosi. Rusia e donte, Kina e donte, ne e donim – dhe e morëm. Edhe e kemi marrë të tërën, çdo pjesë të saj”.
Ai vazhdoi tutje duke thënë se nuk donte të humbiste “porosinë”, apo të dëmtonte punët, dhe se ishte mënyra të tjerë për të dënuar Riadin nëse ka nevojë.
Khashoggi, një kritik i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman dhe familjes mbretërore, është parë së fundmi me 2 tetor kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë disa dokumente./Arbresh.info/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme