Britania e Madhe mund të jetë e detyruar të ndryshojë ‘modelin ekonomik’ nëse bllokohet nga tregu i lirë për shkak të Brexit, ka thënë kancelari Philip Hammond.
Hammond tha se qeveria nuk do të ‘mposhtet’ dhe do të bëjë do gjë që ne duhet të bëjmë’ për të mbetur në konkurrencë, transmeton arbresh.info.
Në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, Hammond tha se Britania mund të bëhet ‘strehë e taksave’, duke ulur edhe më tej taksën e korporatave.
Ai ka shtuar se është ‘optimist’ për një marrëveshje reciproke dhe se shpreson që Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë në ‘qendër të ekonomisë dhe të shoqërisë evropiane’.
“Por, nëse jemi të detyruar të diçka tjetër, atëherë duhet të bëjmë”, tha ai.
“Nëse ne nuk kemi qasje në tregun evropian, atëherë ne jemi të detyruar të ndryshojmë modelin tonë ekonomik. Dhe të jeni të sigurtë, se ne do të bëjme çdo gjë për hir të popullit tonë, të cilin nuk do ta lejojmë të zhgënjehet dhe të mendojë që ka vepruar gabim”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...