Autoritetet portugeze dhe spanjolle konfiskuan rreth 2,5 tonë kokainë dhe arrestuan 10 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike midis Amerikës Latine dhe Europës, njoftoi sot policia gjyqësore portugeze.
Dy ton u konfiskuan në një depo të Lisbonës dhe rreth 500 kilogramë të tjera në bagazhin e një makine në rajonin e Badajoz në Spanjë, disa kilometra nga kufiri spanjoll, saktësoi drejtuesi i brigadës qendrore portugeze të anti-drogës, Artur Vaz gjatë një konference shtypi.
Kokaina ndodhej në pako të mbyllura me vakum me peshë rreth një kilogram secila dhe mbante logon e markave të automobilave Rolls-Royce dhe Mini, si dhe me logon e filmit me gangsterë të vitit 1972 ”Kumbari” me imazhin e njërit prej aktorëve kryesorë të tij, Marlon Brando, përcjell Atsh.
”Droga kishte fillimisht si destinacion Spanjën dhe më pas do të shpërndahej në disa shtete të tjera europiane”, saktësoi Vaz
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...