Fusha me borë në Poloni, e dominuar nga forcat ruse për dekada të tëra, është ‘tkurrur’ pasi tanket dhe trupat amerikane kanë dërguar një mesazh të qartë Rusisë mbi bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe focave të NATO-s.
Tanket nga ‘Brigada e Hekurt’ dhe trupat ushtarake nga Divizioni i 4-të i këmbësorisë nuk i janë drejtuar Rusisë, por sinjali për Kremlinin ishte i qartë, që ‘të mos bëhet rrëmujë me Poloninë, apo me ndonjë anëtar tjetër të NATO-s”, shkruan NBC, transmeton arbresh.info
Rreth 87 tanke, 144 automjete të blinduara dhe 3.500 ushtarë përfaqësojnë vendosjen më të madhe të trupave ushtarake në Evropë që nda fundi i Luftës së Ftohtë.
Para tre vitesh, kur separatistët besnikë të Presidentit Vladimir Putin dërguan në aneksimin e Krimesë, forcat amerikane nuk kanë pasur asnjë trup ushtarake në Evropë.
Megjithatë, vendosja e trupave ushtarake në Poloni është për të forcuar mbrojtjen e Evropës Lindore.
“Kjo është fuqia më e madhe e trupave ushtarake të SHBA-ve të vendosura në Poloni dhe e gjithë kjo ka të bëjë me parandalimin e ndonjë konflikti”, ka thënë Gjenerali Beh Hodges. “Rusia ka të ngjajë që mos të sulmojë, megjithatë ne jemi këtu për parandaluar ndonjë konfilkt të mundshëm”.
Rusia vendosjen e trupave ushtarake amerikane në Poloni nuk u sheh si paralajmërim, por si ‘provokim dhe kërcënim të sigurisë’, ka thënë zëdhënsi i Putinit, Dmitry Peskov./Arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...