
A police officer wears a smart helmet as he uses it to check the temperature of the workers, during the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19) in Dubai, United Arab Emirates April 23, 2020. Picture taken April 23, 2020. REUTERS/Ahmed Jadallah
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, të dyshuarit për Covid-19 po skanohen si në filmat fantastiko-shkencorë. Helmetat inteligjente po përdoren për të skanuar temperaturën e trupit të qindra personave në minutë teksa ata lëvizin nëpër rrugët e populluara apo bëjnë blerjet në dyqane.
Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe po përdor helmeta inteligjente për të luftuar koronavirusin e ri.
Oficerët e policisë në Dubai janë pajisur me kaska që arrijnë të matin temperaturën e qindra qytetarëve në minutë kur ata lëvizin nëpër qytet.
Nxehtësia e trupit është një nga simptomat paraprake që është përdorur prej fillimit për diagnostikimin e koronavirusit.
Me shfrytëzimin e pajisjeve inteligjente, autoritetet po shmangin kontaktet fizike dhe po pikasin persona potencialisht të infektuar në zonat e populluara.
“Kur gjejmë dikë që ka temperaturë, marrim masa duke e ndaluar personin, lidhemi me qendrën për të ditur ambulancën më të afërt dhe personit i ofrohet shërbimi i caktuar mjekësor,” shprehet një oficer policie në Dubai.
Helmeta është prodhuar nga një kompani kineze e cila ka shitur mbi 1 mijë artikuj të tillë nga Lindja e Mesme, në Europë dhe në Azi.
Kaskat kanë edhe funksione shtesë si skanimi i fytyrave dhe krahasimi i tyre me një bazë të dhënash virtuale, njohin targat e makinave dhe me këto njohuri mund të analizohet profili i personave dhe nëse ata kanë qenë më parë të infektuar.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur numrin e testimeve për Covid-19 duke ashpërsuar edhe masat për mospërhapjen e pandemisë në shtatë shtetet.
Testimet ofrohen falas për personat që shfaqin simptoma, kanë udhëtuar ose kanë pasur kontakt me një rast të konfirmuar me koronavirus.
Regjimi i shtetrrethimit atje është shkurtuar në fashën orare 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, ndërsa mbi 8,700 veta raportohet se janë infektuar dhe 56 kanë mbetur viktima të sëmundjes.

Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici