Një i ri anglez humbi telefonin teksa përpiqej t’i ikte policisë, e cila i ishte vënë në ndjekje. Rian Kennington, 23 vjeç, mbeti pa fjalë kur hapi faqen e tij në Facebook rreth orës tre të natës dhe pa të postuar në të një selfie të katër policëve që e kishin ndjekur.
Postimi përfshinte edhe një diçiturë që i bënte të ditur 23-vjeçarit se, nëse e donte sërish telefonin, duhej të shkonte ta merrte në rajonin e policisë në Scunthorpe. “Ç’kemi Rian, të humbi telefoni kur ia mbathe me 100 milje në orë nga ne dje. Po e deshe prapë, hajde në rajonin e policisë të Scunthorpe. #humbersidepolice #mundtëvraposhpornukmundtëfshihesh”.
Ende nuk dihet se pse policia ishte vënë në ndjekje të Kennington apo nëse ai është paraqitur në rajon pas postimit të fotos.



Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...