Një sondazh i fundit ka nxjerrë në pah se dy të tretat e danezëve mbështesin ndalimin e veshjes së grave myslimane, ndërsa vetëm një në pesë e kundërshton.
Sondazhi është kryer pasi një parti lokale populiste është duke u përpjekur që të rivendosë legjislacionin e ndalimit të burkës në parlament, pas tri përpjekjeve të dëshuara më parë, transmeton portali arbresh.info
“Është shumë pozitive. Kjo tregon se debate po ecën përpara dhe do të thotë se edhe partitë tjera në parlament kanë filluar të mbështesin këtë ide”, tha Martin Henriksen, anëtar i Partisë Popullore të Danimarkës.
Nga 1 mijë njerëz të pyetur, 62 përqind thanë se ishin në favor të ndalimit të burkës në vendet publike, ndërsa 23 përqind thanë se janë kundër, vetëm 12 përqind thanë se nuk kanë përgjigjje.
Sondazhi është kryer në periudhën kur ligji për ndalimin e burkas pritet të hyjë në fuqi të dielën në Austri./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...