Një pilote praktikante e linjës ajrore EasyJet ka ndërruar jetë pasi u pickua nga mushkonja.
Oriana Pepper (21) nga Bury St. Pasi u pickua nga një mushkonjë në ballë, e cila më pas shkaktoi infeksion në tërë trupin e saj, transmeton portal arbresh.info
Gjithçka ka ndodhur një vit më parë teksa ajo ishte në një stazh në Belgjikë. Një mushkonjë e ka pickuar në ballë, pas së cilës koka i është fryrë. Ajo shkoi në dhomën e urgjencës më 7 korrik 2021 dhe mjekët i përshkruan antibiotikët.
Megjithatë, dy ditë më vonë, asaj i ra të fikët dhe vdiq në spital tre ditë më vonë. Mjeku i lartë i Suffolk, Nigel Parsley tha se Oriana vdiq si rezultat i një infeksioni të rëndë të shkaktuar nga një pickimi i insektit.
“Nuk kam parë kurrë një rast si ky”, u tha mjeku prindërve të saj.
Embolia septike në tru përmendet si shkak i vdekjes, dhe infeksioni me bakterin Staphylococcus aureus gjithashtu kontribuoi në këtë.
Babai i saj tha se vajza e tij nuk donte asgjë më shumë se të fluturonte./arbresh.info/
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...