Një aeroplan i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia pak ditë më parë, është detyruat të bejë një ulje edmergjente në Selanik për shkak se pilotit i kishte rënë trë fikët.
Ndërsa avioni ishte në lartësinë 30,000 këmbë, stjuardesat informuan pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët. Incidenti ndodhi më 23 gusht teksa avioni ishte ngritur nga aeroporti i Birminghamit, por nuk u bë e ditur menjëherë.
“Ndërsa ishim ulur të gjithë, vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Menduam se dikush ishte plagosur në tualet ndërkohë që kishte kaos. Na u tha se do të zbarkojmë në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore”, tha një pasagjer.
Një zëdhënës i Jet2 tha për incidentin: “Fluturimi LS1239 nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes së keqe të një prej pilotëve.
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...