Së paku pesëdhjetë persona kanë vdekur nga moti i ftohtë në Bangladesh, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.
Temperatura më e ftohtë për këtë vit në Bangladesh u regjistrua në orët e hershme të së dielës në Tetulia, në veri të shtetit, dhe ishte 4.5 gradë.
Së paku 17 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjeve në organet e frymëmarrjes dhe 33 të tjerë nga diarrea dhe sëmundjet e tjera. Këto shifra i dha Ayesha Akhter, zyrtare e lartë në drejtoratin e shëndetësisë.
Spitalet e Bangladeshit janë stërmbushur me pacientë që vuajnë nga sëmundjet e lidhura me motin e ftohtë, përfshirë gripin, dehidratimin dhe pneumoninë.
Njerëzit me të ardhura të ulëta, sidomos punëtorët, janë më së shumti të prekur nga moti i ftohtë për shkak të mungesës së rrobave të trasha.
Zyra e Motit tha se vala e motit të ftohtë, e përcjellë me erëra dhe mjegull të dendur, pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.
Zyrtarët e aviacionit thanë se disa fluturime janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...