Veriu i Italisë u godit nga një stuhi që shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje, si pasojë e së cilës u ndalua qarkullimi hekurudhor, ndërsa në disa vende u mbyllën shkollat.
Stuhia goditi rajonin veriperëndimor të Liguria.
Dy fluturime për në Genova u devijuan në Piza dhe Torino, dhe fluturimet nga Roma dhe Piza u devijuan për në Catania ose u anuluan.
Alarmi portokalli u aktivizua në Emilia Romagna dhe qytetin port të La Spezia, ku shkollat u mbyllën, raporton Stampa.
Stuhia do të prekë Lombardinë dhe Toskanën, thanë shërbimet kompetente.
Vëmendja është përqendruar në provincat e Parmës dhe Piacenza-s dhe në zonat malore dhe kodrinore të provincës Reggio Emilia.
Në Milano është aktivizuar alarmi i verdhë i motit për shkak të rrezikut të përmbytjes së dy lumenjve Seveso dhe Lambro./abcnews.al
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...