Gjykatat ushtarake izraelite gjatë tri viteve të kaluara u kanë shqiptuar gjoba palestinezëve në Bregun Perëndimor me një shumë totale prej 16 milionë dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja izraelite Haaretz ka publikuar një raport ku thekson dënimet e rënda të shqiptuara ndaj të miturve palestinezë me akuzat e hedhjes së gurëve në drejtim të forcave izraelite të sigurisë.
Gazeta rikujtoi se të miturit e lartpërmendur janë arrestuar me këto akuza dhe se ishin dërguar në gjykatë ushtarake.
“Disa u dënuan me burg e disa u gjobitën. Kishte edhe nga ata që pasi paguan një gjobë të madhe, u liruan”, shkruan Haaretz.
Raporti i publikuar mes tjerash përkujton rastin 13-vjeçarit Halid Bahar, i cili u arrestua në dhjetor pasi hodhi gurë drejt forcave të sigurisë në Beyt Ummar të El-Halilit (Hebron).
Ndonëse askush nuk u lëndua në atë rast, gazeta thekson se gjykata ushtarake izraelite e dënoi me burgim gjashtëmujor plus një ditë, si dhe me një gjobë prej 540 dollarësh.
Raporti i të përditshmes izraelite gjithashtu nënvizon se disa familje palestineze nuk janë në gjendje financiare për të paguar gjobën për sulmet e pretenduara, për çka të miturit qëndrojnë në burg për ditë të tëra.
Izraeli thuhet se është i vetmi vend në të cilin të miturit dënohen nga gjykatat ushtarake.
Shifrat e institucioneve palestineze flasin se të paktën 6.000 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë 52 gra, 430 të burgosur administrativë, gjashtë deputetë dhe 270 fëmijë.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...