Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se “mirëpret çdo përpjekje ndërkombëtare për të ulur dhunën dhe për të lejuar ndihmat humanitare të arrijnë në zonat e Sirisë” ku popullata është në nevoja urgjente, si dhe çdo përpjekje që i shërben gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare politike për krizën në këtë vend.
Komentetet e Pentagonit pasojnë njoftimet për zona të sigurta të krijuara me një marrëveshje tre palëshe mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Marrëveshja hyri në fuqi mbrëmë në mesnatë. Rusia thotë se këto zona tani janë të mbyllura për avionët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Marrëveshja parashikon masa për të reduktuar luftimet në katër zona të specifikuara në Siri, ku kryengritës që nuk kanë lidhje me Shtetin Islamik kontrollojnë hapësira të konsiderueshme territori.
Zëdhënësi i Pentagonit foli për Zërin e Ameriikës ku paralajmëroi Shtetin Islamik se nuk do të arrijë të gjejë strehë në këto zona. Ai shtoi se lufta me “forcat partnere në terren për të mposhtur ISIS dhe për të rimarrë territoret e kontrolluara nga kjo organizatë terroriste në Irak dhe Siri do të vazhdojë e pandryshuar”./Voa
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...