Pence: Administrata e Trump është duke e ‘shikuar me kujdes’ Rusinë

19:02 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, tha se administrate e Trump është duke e ‘shikuar me kujdes Rusinë’ që nga shkelja e armëpushimit në Ukrainë.

Ky është mesazhi i fundit i dhënë nga Shtëpia e Bardhë, pas një sërë mesazhesh të mjegullta që janë dhënë javën e fundit, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info.

Në një intervistë për Fox Neës, gazetari Bill O’Reilly, theksoi se Putin është ‘vrasës’, ndërsa Presidenti Donald Trump ka reaguar duke thënë se ‘mendoni që vrasësit në vendin tonë janë të pafajshëm?’.

Ndërkaq, Pence ka theksuar se Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putinin mbi situatën në Ukrainë.

“Unë mendoj se bota është duke pranuar një udhëheqje të re, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm më Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Pence.

“Presidenti Trump është duke sjellë një frymë të re të sinqeriteti dhe një mënyrë të drejtpërdrejtë të lidershipit në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi ai.

“Bisedat me liderët botërorë, janë shumë të freksta për t’u komentuar”.

Sa për Rusinë, Pence ka thënë se ‘varet nëse na ipet mundësia që të punojmë sëbashku dhe mendoj se Presidenti është duke e kërkuar një mundësi të tillë.’

“Por, mos gaboni, sepse këto vendime duan kohë dhe pritet se si rusët do të përgjigjen gjatë ditëve në vijim”, ka shtuar Pence./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale