Shërbimet inteligjente të Ukrainës pretendojnë se një komandant rus i një regjimenti tankesh, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vrau veten sepse mjetet që njësia e tij kishte në rezervë ishin të papërdorshme.
Ministria e Mbrojtjes e Kievit deklaroi se komandanti i regjimentit të 13-të të tankeve brenda “Divizionit të 4-të të tankeve të Federatës Ruse” qëlloi veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi mësoi gjendjen e tankeve rezervë të njësisë.
Sipas të njëjtit burim, tanket rezervë nuk ishin mirëmbajtur dhe shumë pjesë të tyre ishin vjedhur për shkak të metaleve të shtrenjta që ndodhen në to.
Kyiv tha se komandanti i Divizionit të 4-të vrau veten pasi mësoi se vetëm një në 10 tanke në ruajtje ishin pak a shumë operacionale duke sugjeruar se nëntë nga 10 ishin të papërdorshëm. /A2CNN
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci