Turqia ka tërhequr ambasadorin e Vatikanit në Ankara pas komenteve të Papës i cili e cilësoi masakrën ndaj armenëve të ndodhur një shekull më parë si “gjenocid”, ka thënë për Reutersin një zyrtar turk të dielën.
Turqia, e cila ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me komentet e Papa Françeskut, ka tërhequr ambasadorin në shenjë proteste rreth përshkrimit të asaj ngjarjeje si “gjenocid” ka thënë zyrtari i cili ka dashur të mbes anonim.
Turqia myslimane pranon se shumë të krishterë armenë kanë vdekur në përleshjet me ushtarët osmanë në fillim të vitit 1915, kur Armenia ishte pjesë e perandorisë që sundohej nga Stambolli, por ka mohuar se janë vrarë me qindra mijëra persona dhe se kjo përbën gjenocid.
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...