Britania është shprehur e rezervuar gjatë konferencës për paqe në Lindjen e Mesme, që u mbajt në Paris dhe refuzoi të nënshkruajë të deklaratë të përbashkët që bëri thirrje për zgjidhje mes dy shteteve në konflikt, Palestinës dhe Izraelit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Britania ka ‘rezerva të veçanta’ rreth takimit në Paris dhe kanë theksuar se ata kane qenë pjesëmarrës në konferencë vetëm si vëzhgues, transmeton arbresh.info.
Refuzimi i Britanisë për të dërguar një delegacion të nivelit të lartë në Paris është parë si vendosmëri e qeverisë britaneze për t’i qëndruar pranë Donald Trumpit.
Shumica e vendeve të BE-së kanë dërguar ministrat e jashtëm në konferencë, por Britania ka dëguar zëdhënës në vend të Ministrit, Boris Johnson./Arbresh.info
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C