Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot deklaroi se e drejta e BE-së është mbivendosur në të drejtat e shteteve kombëtare dhe plotësoi se është e mundur procedurë kundër Gjermanisë duke minuar rendin juridik evropian.
Reagimi vjen prejse gjykata kushtetuese gjermane e solli në pikpyetje gjykatën më të lartë të BE-së, duke e rihulumuar programin simulativ të BQE-së. Paraprakisht Gjykata Evropiane përfundoi se programi për blerje të obligacioneve është në pajtim me të drejtën evropiane. Gjykata më e lartë gjermane mund ta shpallë programin për blerje të obligacioneve si joligjore sipas ligjdhënies gjermane, derisa nuk merr sqarim të bindshëm nga BQE. Banka Qendrore Evropiane, Bundesbank, mund të përjashtohet nga ai program.
Vendimi i gjykatës gjermane ka të bëjë me programim për blerje masive të obligacioneve shtetërore, obligacione të agjencive shtetërore, njësive lokale dhe organizatave ndërkombëtare në tregun sekondar.
“Komisioni Evropian konfirmon tre parime bazë: se politika monetare e Unionit është punë nga kompetenca e jashtëzakonshme, se e drejta e Unionit ka përparësi para të drejtës nacionale dhe se vendimet e Gjykatës Evropiane janë obliguese për të gjitha gjykatat kombëtare”, thuhet në kumtesën e Fon der Lajen, të publikuar pasdite.
Ajo kumtoi se Komisioni tani detajisht do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane dhe do t’i shqyrtojë hapat e mëtutjeshëm, të cilat mund të vlejnë edhe fillim të procedurës juridike kundër Gjermanisë.
“Bashkimi Evropian është bashkësi e vlerave dhe të drejtave, të cilat gjithmonë duhet të mbështeten dhe mbrohen. Ajo na mban së bashku. Për atë përpiqemi, ka potencuar kryerja e Komisionit Evropian./koha.mk/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj