Dhjetëra mijëra njerëz i kanë mbushur dje rrugët e Taipeit për të marrë pjesë në paradën më të madhe të homoseksualëve në Azisë, duke i bërë thirrje qeverisë së re të Tajvanit që ta legalizojë martesën e gjinisë së njëjtë.
Pjesëmarrësit në paradë kanë valëvitur pankarta me sloganin “Edhe sa gjatë duhet të pres tongzhi?” – duke iu referuar termit kinez për dike që është homoseksual.
Shumë nga pjesëmarrësit kanë thënë se shpresojnë se martesa e gjinisë së njëjtë do të bëhet realitet shumë shpejt, nën sundimin e Partisë Demokratike Progresive, e cila e ka nën kontroll parlamentin e vendit për herë të parë.



Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar