Papa Françesku ka folur për përvojën e tij në krizat e besimit dhe ka treguar haptazi për “momentet e zbrazëtisë”, ndërsa edhe ka thënë që ai është një “mëkatar” dhe “i gabueshëm” në intervistën për gazetën gjermane.
Kur u pyet nga gazeta Die Zeit nëse ai ka dyshuar në ekzistencën e Zotit, papa tha: “Edhe unë i njoh ato momente të zbrazëtisë”, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka deklaruar se këto kriza ofrojnë mundësi për t’u rritur dhe që çdo besim që nuk përballet me kohë krize “mbetet i papjekur”.
Françesku vazhdoi të deklarojë se nuk e konsideron veten të veçantë, duke theksuar se ai është një besimtar normal dhe një “mëkatar” si gjithë të tjerët.
“Ne nuk duhet të harrojmë se çdo formë e idealizimit të një qenie njerëzore gjithmonë sjell një lloj agresioni në ndërdije me të. Nëse unë jam i idealizuar ndihem nën sulm”, tha ai.
Ai mes tjerash paralajmëroi njerëzit kundër rreziqeve të populizmit duke e quajtur një të “ligë” që i kanoset njerëzimit./Arbresh.info
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë