Papa Françesku denoncoi sot në Vatikan masakrën e papranueshme në Siri, ku një sulm i dyshuar kimik shënoi 72 të vdekur dhe shkaktoi indinjatën e opinionit mbarë botëror.
‘Jemi të tronditur nga ngjarjet e fundit në Siri. Ndiej keqardhje të thellë për masakrën e papranueshme të shënuar një ditë më parë në provincën e Idlibit, ku u vranë dhjetëra persona pa mbrojtje, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë ‘, deklaroi Papa gjatë një dalje publike të përjavshme.
‘Lutem për viktimat dhe të afërmit e tyre, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim të gjithë atyre që kanë përgjegjësi politike, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të ndalet kjo tragjedi ‘, u shpreh ai me ton të prerë përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin Shën Pjetër.
‘Mbështes përpjekjet e atyre që pavarësisht pasigurisë dhe kushteve të vështira, të përpiqen të ofrojnë ndihmë për banorët e këtij rajoni’, vuri theksin ai.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit