Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit njoftoi për planin e autoriteteve të këtij vendi për të vendosur nën kontrollin e qeverisë të rreth 30 mijë shkollave fetare në vend.
Kjo masë ndërmerret në vazhdën e përpjekjeve për të luftuar ekstremizmin në Pakistan.
Majori, Asif Ghafoor tha se miliona studentë aktualisht marrin vetëm arsimim fetar, mirëpo pasi këto shkolla të integrohet atëherë ata do të kenë mundësi të marrin edhe arsimim bashkohor.
Në Pakistan disa prej shkollave fetare janë parë si burim i radikalizmit.
Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga këto qendra të arsimimit të cilat janë të lidhura me grupe të ndryshme fetare pakistaneze dhe të cilat, deri më tani, kanë kundërshtuar çdo formë të kontrollit qeveritar./alsatm/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...