Zyrtarët në Pakistan thonë se të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, pasimakina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga malore dhe ka rënë në një lumë, në provincën Khyber Pkahtunkwa.
Polici Hafeez-ur-Rehman tha se mini-busi që u aksidentua po barte 21 persona për në zonën Gadar, kur doli nga rruga dhe ra në lumin Indus shkruan REL
Autoritetet e sigurisë thanë se rruga ku ndodhi aksidenti është në gjendje të keqe. Disa prej pasagjerëve, sipas policisë, janë hedhur nga mjeti transportues, teksa ka qenë duke rënë në lumë dhe shumica prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Policia lokale njoftoi se shtatë persona janë shpëtuar nga lumi dhe përpjekjet janë duke vazhduar që të gjenden edhe trupa të tjerë.
Në Pakistan, infrastruktura e dobët rrugore dhe shkelja e rregullave të komunikacionit dhe standardeve të sigurisë, shpesh janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatale.
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...