Policia në Pakistan është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe shkopinjë gome për të shpërndarë protestuesit anti-SHBA në qytetin e Karaçit.
Në ndërkohë, në kryeqytetin federal Islamabad, zyra e jashtme ka lëshuar një njoftim që ka anuluar vizitën e një delegacioni të lartë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info
Protesta ka ardhur si përgjigjje e Presidentit Trump, i cili deklaroi se ‘Pakistani po kthehet në një strehë të sigurtë për terroristët’.
Trump këtë koment e bëri gjatë njoftimit për një strategji të re për Afganistanin dhe Azinë Jugore, ku tha se Uashingtoni do të dëshironte një ‘fund të menjëhershëm të faltoreve militante’.
Komentet e Trump mbi Pakistanin kanë ngritur tensione të reja mes dy vendeve./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...