Misioni vëzhgues i OSBE-së në Turqi njoftoi të hënën se procedura e votimit nuk ishte sipas standardeve ndërkombëtare.
Tana de Zuleta nga OSBE tha se vendimi i Komisionit Zgjedhor të Turqisë që të pranojë si të rregullta listat e votuesve pa vulë zyrtare ka minuar kontrollet e rëndësishme të mekanizmit kundër mashtrimeve.
Misioni vëzhgues ka përmendur një sërë parregullsish në referendum, përfshirë edhe kampanjën e njëanshme “për”, duke frikësuar kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese, si dhe faktin se në listat e votuesve nuk ishte pyetja për referendumin.
De Zuleta tha se procedurat “ishin nën nivelin e dukshëm” të standardeve për të cilat Turqia ishte obliguar.
Rezultatet tregojnë për fitore të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili me ndryshimet kushtetuese do të marrë edhe më shumë kompetenca./Arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin