Parlamenti hungarez mbështeti bindshëm projektligjin për të detyruar ndalimin e të gjithë azilkërkuesve në kampet që do të ngrihen në kufijtë jugorë të vendit, ndërsa kryeministri Viktor Orban e quajti emigracionin si ‘kal troje’ për terrorizmin.
“Kriza e emigracionit do të zgjasë derisa të luftohen të gjitha shkaqet e saj dhe derisa të pranohet kudo se emigracioni është kali i trojes së terrorizmit. Ligjet janë të detyrueshme për të gjithë, e nuk kanë pse të bëjnë përjashtim emigrantët që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vend”, tha Orban.
Ky hap ka alarmuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që e sheh atë si shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Sipas zëdhënëses së UNHCR-së, Cecile Pouilly, masa që parashikon edhe ashpërsimin e kontrollit në kufijtë hungareze, do të ketë ndikime të tmerrshme fizike dhe psikologjike tek azilkërkuesit.
“Praktikisht kjo nënkupton se çdo azilkërkues do të mbahet i mbyllur në kontenierë të rrethuar me tela me gjemba për një periudhë të gjatë kohe. Ligji shkel detyrimet ndërkombëtare të Hungarisë”, thotë ajo.
Kufiri jugor me Serbinë shënon edhe vijën e jashtme kufitare të zonës Shengen të Bashkimit Europian dhe qindra-mijëra vetë e kanë kaluar atë. Azilantëve që nuk do t’u aprovohen menjëherë kërkesat, nuk do të lejohen të lëvizin lirshëm në Hungari, por do të mbahen të mbyllur në kampe, e do të mund të largohen vetëm në drejtim të Serbisë.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...