Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka njoftuar se viti 2018 do të jetë një vit i rëndësishëm për Europën.
Ai ka theksuar se Europa Qendore do të kthejë kokën nga Kina, nëse BE-ja nuk ua siguron atyre fondet për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, transmeton portali arbresh.info
“Europa Qendrore duhet të kapërcejë mangësitë serioze të infrastrukturës dhe ende ka shumë për të bërë në atë fushë”, tha Orban në Samitin Ekonomik të organizuar nga gazeta gjermane “Velt”.
Marrëdhëniet mes Hungarisë dhe BE-së janë përkeqësuar që nga kriza e refugjatëve, gjatë vitit 2015.
Orban ka qenë një zë i fuqishëm që ka kundërshtuar hapjen e dyerve për refugjatët dhe emigrantët nga Siria, Afganistani dhe Iraku./arbresh.info/
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...