Më shumë se 160 migrantë humbën jetën në dy anije të ndara në brigjet e Libisë gjatë javës së kaluar, njoftoi një zyrtare e OKB-së për migracionin, transmeton Anadolu Agency,
Këta janë migrantë që dëshironin të arrijnë në disa vende evropiane përmes Mesdheut në kërkim të një jete më të mirë.
Zëdhënësja e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Safa Msehli tha se të paktën 102 migrantë e kanë humbur jetën pasi varka e tyre prej druri u përmbyt afër Libisë të premten.
Msehli konfirmoi se të paktën 8 persona u shpëtuan dhe u kthyen në breg.
“Tri ditë më vonë, roja bregdetare libiane nxori të paktën 62 trupa migrantësh në një tjetër përmbytje të anijes”, tha Msehli.
Siç tha ajo, një tjetër anije me të paktën 210 migrantë u kap dhe u kthye në Libi.
“Rreth 1.500 migrantë humbën jetën këtë vit”, tha Msehli.
Rreth 31.500 migrantë janë interceptuar dhe kthyer në Libi në vitin 2021, krahasuar me pothuajse 11.900 migrantë vitin e kaluar, sipas të dhënave të IOM.
Agjencia e OKB-së tha se rreth 980 migrantë kanë humbur jetën vitin e kaluar.
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...
Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozi...
Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë t...
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...