Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se Haiti është duke u përballur me një krizë humanitare që kërkon një “reagim masiv” bashkësia ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente pasi vendi u godit nga uragani ‘Mathew’.
Stuhia la të paktën 372 të vdekur në vend të varfër të Karaibeve, por pritet që numri i viktimave të rritet ndjeshëm, pasi punëtorët e shpëtimit nuk kanë arritur në zonat më të vështira, raporton AP.
“Haiti ka nevojë për ndihmë emergjente dhe një përgjigjje masive është e nevojshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon para gazetarëve.
Ai ka theksuar se disa fshatra janë zhdukur komplet.
Në Haiti, më shumë se 300 shkolla janë dëmtuar, ndërsa të lashtat dhe rezervat ushqimore janë shkatërruar, tha Ban.
Shefi i OKB-së, Stephen O’Brien tha se uragani ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në vend që prej tërmetit të vitit 2010./Arbresh.info
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë