Teodoros Abanom Gabrihesus, drejtori i OBSH-së, ka paralajmëruar se situata me Covid-19 është duke u përkeqësuar.
“Edhe pse infeksioni në Europë duket se po qetësohet, dy të tretat e rasteve të reja me Covid-19 vijnë nga 10 vendet në Amerikën e Veriut, Jugut dhe Azinë”, tha ai, raporton “The Guardian”, transmeton portal arbresh.info

Ai paralajmëroi se relaksimi është armiku më i madh dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës që të kryejnë “mbikëqyrje aktive” të situatës epidemiologjike.
“Pa masa mbrojtëse dhe pa mbikqyrje, është e mundur që virusi të përhapet përsëri”, paralajmëroi drejtori i OBSH-së./arbresh.info/
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju