Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë koronavirus.
Britania u bashkua me radhët e vendeve në izolim për të provuar të ndalojnë përhapjen e virusit. Të dhënat treguan se veprimtaria e biznesit janë në kolaps në Australi, Japoni dhe Evropë Perëndimore me një ritëm rekord në mars, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.
Rastet e konfirmuara me COVID-19 në të gjithë botën tejkaluan 377,000-shin nëpër 194 vende dhe territore që nga fillimi i së martës, sipas një raporti të Reuters.
Në Gjenevë, zëdhënësi i OBSH Margaret Harris u tha gazetarëve se kishte një “përshpejtim shumë të madh” të infeksioneve në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë 24 orëve të mëparshme, 85 përqind e rasteve të reja ishin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, dhe prej tyre, 40 përqind ishin në Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra e re, Harris tha: “Tani ne po shohim një përshpejtim shumë të madh në raste në SHBA, kështu që vendi ka një potencial të tillë”.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...