Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Washington, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Mediat amerikane raportojnë se kanë mbetur të plagosur dy nxënës, ndërsa është arrestuar autori, një 15-vjeçar.
Shefi i policisë Robert Contee tha se të shtënat u raportuan pak para orës 10 të mëngjesit të së mërkurës pranë Shkollës Publike IDEA.
Contee tha se tre nxënësit e përfshirë ishin larguar të gjithë nga shkolla më herët në mëngjes. Contee tha se menjëherë pasi studentët u larguan nga shkolla, ata u përfshinë në një konflikt. 15-vje}ari qëlloi me armë në drejti të dy të tjerëve, duke i lënë të plagosur. Dy nxënësit u transportuan në një spital aty pranë. Autori i dyshuar u arrestua./javanews/
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...