Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një milion rate të virusit, kurse zëvendës presidenti Mike Pence vizitoi spitalin pa vendosur maskë.
Pence është fotografuar në klinikën Mayo në Minnesota pas mbulesë të fytyrës, përkundër rregullit nga spitali, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë SHBA ka shënuar plot 1,035,765 raste me Covid-19, 59,266 vdekje e 142.238 të shëruar.
Pothuajse 70 njerëz kanë vdekur me koronavirus në një shtëpi për veteranët në plakje në Massachusetts. 82 banorë të tjerë dhe 81 punonjës kanë testuar pozitiv atje, sipas Associated Press.
Presidenti Trump ka urdhëruar që fabrikat e paketimit të mishit të mbeten të hapura për të mbrojtur furnizimin e vendit me ushqim.
Kurse Kongresi ka braktisur planet për t’u rikthyer në Uashington pasi disa ligjvënës u ankuan se ishte shumë shpejt.
Në botë janë regjistruar 3,148,709 raste, 218,371 të vdekur e 962,436 të shëruar./arbresh.info/
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...