
RIDGEWOOD, NJ - OCTOBER 22: George H.W. Bush attends George H.W. Bush Campaign Rally on October 22, 1992 at Veterans Field in Ridgewood, New Jersey. (Photo by Ron Galella, Ltd./WireImage)
Një tjetër grua ka akuzuar ish-presidentin amerikan, George H.W. Bush për ngacmim seksual.
Akuza kësaj rradhe vjen në kohën kur ai ishte në detyrë, transmeton portali arbresh.info
Një grua 55-vjeçare, e cila ka kërkuar të mbetet anonime, ka thënë për CNN se Bush e kishte kapur atë për vithe gjatë një kampanje në Miçigan.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1992, kur Bush ishte 67-vjeçar.
“Ne u ofruam për një fotografi familjare dhe gjatë asaj kohe ai më kapi për vithe”, shtoi ajo.
Në kohën kur ka ndodhur incidenti, ajo nuk kishte folur, por rastin ia kishte treguar ish burrit të saj.
Ajo ka zgjedhur të flasë tani, pasi edhe gratë tjera kanë vendosur të ngrisin zërin kundër ish-presidentit amerikan./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...