Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të blejnë dy ulëse kur zgjedhin avionët e tyre për udhëtime.
Deri më tani, udhëtarët që nuk mund të futeshin midis mbështetëseve të krahëve të vendeve të tyre kishin dy mundësi: ose të blinin një vend të dytë paraprakisht dhe të kërkonin rimbursim më vonë, ose të kërkonin një vend të dytë falas direkt në aeroport.
Megjithatë, nga 27 janari 2026, kjo politikë do të ndryshojë rrënjësisht pasi pasagjerët do të duhet të rezervojnë dhe të paguajnë për një vend shtesë paraprakisht.
Rimbursimet nuk do të garantohen më, por do të varen nga fakti nëse ka pasur të paktën një vend bosh në fluturim dhe nëse rezervimi është bërë në të njëjtën klasë. Në të njëjtën kohë, kërkesa për rimbursim duhet të dorëzohet brenda 90 ditëve.
“Klientët që nuk kanë hapësirën e nevojshme në vend do të duhet të blejnë një vend shtesë dhe të paguajnë tarifat përkatëse“, tha kompania në një deklaratë.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën