Mediumi prestigjioz New York Times ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud.
Sipas Times, Renaud kishte punuar për vite të tëra për këtë medium, por që prej 2015 nuk punon më për ta, që i bie se në Ukrainë nuk ishte në detyrë si gazetar i New York Times.
“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë për vdekjen e Brent Renaud. Brent ishte një regjisor i talentuar që kishte kontribuar në The New York Times gjatë viteve. Edhe pse ai kishte kontribuar në The Times në të kaluarën (më së fundi në 2015), ai nuk ishte në detyrë për The Times në Ukrainë”, ka shkruar Times në Twitter.
Sipas tyre raportimet se ai ishte në Ukrainë si gazetar i Times, qarkulluan sepse ai mbante të veshur një distinktiv të këtij mediumi, që i ishte dhuruar vite më parë.
“Raportet e hershme se ai punonte për Times qarkulluan sepse ai mbante një distinktiv të shtypit të Times që ishte lëshuar për një detyrë shumë vite më parë”.

Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë