Saeb Erekat, kryenegociatori për palestinezët, ka kritikuar ashpër vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ndalimin e përkohshëm të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
“Nëse mandati i tij katërvjeçar do të shkojë sikur kjo javë, s’na mbetet tjetër vetëm të kthejmë sytë nga Zoti dhe të lutemi për ndihmë”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
“Ne nuk pajtohemi aspak me vendmine tij. Është e papranueshme që myslimanët të gjykohen në këtë formë”, ka thënë Erekat. “Ky është një ndalim për myslimanët, jo për terroristët”.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, organi ekzekutiv i udhëheqjes palestineze, ka shprehur shqetësimet se Trump, ndryshe nga paraardhësi i tij, Barack Obama, ka dështuar që të kritikojë ndërtimet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
“Ne palestinezët jemi shumë të shqetësuar. Nuk kam koment. Skenari më i keq, ne jemi nën pushtimin izraelit. Çfarë mund të bëjë Trump për mua? Shikoni se çfarë bëri për pak kohë. Zoti na ndihmoftë të gjithve”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër