Krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të Bashkimit Evropian filluan samitin joformal në Salzburg të Austrisë, ndërsa procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni (Brexit) dhe migracioni i parregullt janë temat kryesore, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në prag të samitit deklaroi se liderëve të Bashkimit Evropian do t’u prezantohen një sërë propozimesh të Komisionit.
“Mbrëmë nuk u realizua ndryshim i dukshëm. Besoj se deri në fund të vitit do të arrihet një marrëveshje për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së”, tha Juncker.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se për Brexit është e nevojshme që të arrihet një zgjidhje e përbashkët e cila do të jetë në dobi të të gjitha palëve.
Ai gjithashtu tha se deri në nëntor duhet të merret një vendim për statusin e Irlandës.
“Gjithmonë në Bashkimin Evropian ka pasur mendime të ndryshme kur në tryezë kanë qenë vendime të vështira. Megjithatë, jam i bindur se të gjithë ne duhet të mbrojmë qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata të Unionit”, porositi Macron.
Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se ai mendon se çështja e migracionit në BE nuk do të zgjidhet nga programi i shpërndarjes së migrantëve, por problemi mund të zgjidhet duke mbrojtur kufijtë e jashtëm dhe duke bashkëpunuar me vendet e treta.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...