Rusia ka gati planin konkret për pushtimin e Ukrainës dhe kjo bazohet edhe tek indicet më të fundit që trupat e pozicionuara në kufi po furnizohen edhe me rezerva gjaku.
Ky është informacioni më i fundit i bërë i ditur nga tre zyrtarë amerikanë të cilët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kjo lëvizje shton shqetësimin në rritje të SHBA-së se Rusia mund të përgatitet për një pushtim të ri të Ukrainës, pasi ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj.
Nga ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk ka koment mbi këtë të dhënë por përmendet gatishmëria e presidentit Putin për t’i zgjidhur gjërat nëpërmjet dialogut.
“Ne nuk do të ndërmarrim veprime të mëtejshme pa studiuar mirë më parë përgjigjen zyrtare të marrë nga Amerika”, i tha ai homologut francez Emmanuel Macron në bisedën telefonike. Edhe pse përsëriti faktin se Amerika nuk mori parasysh shqetësimet e Rusisë që kanë të bëjnë me shmangien e zgjerimit të NATO-s, mos vendosjen e armëve sulmuese në kufi me Rusinë dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s në gjendjen para anëtarësimit të ish-vendeve të traktatit të Varshavës.
“Çështja kryesore u shpërfill, sesi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj synojnë të ndjekin parimin e integritetit të sigurisë … që askush nuk duhet të forcojë sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër,” tha Putin./express
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A