Në moshën 117 vdes gruaja më e vjetër në botë

17:51 | 22 Prill 2018
M. A.

Gruaja më e moshuar në botë, dhe e mbijetuara e vetme e lindur në shekullin e nëntëmbëdhjetë ka vdekur të shtunën në Japoni në moshën 117 vjeç.

Nabi Tajima ka vdekur në spitalin e Kikai, prefekturën e Kagoshimes, në Japani.

Mediat japoneze raportojnë se Tajima vitet e fundit te jetës i ka kaluar nën përkujdesje të infermierëve. Mirëpo ajo ishte hospitalizuar vetëm, në muajin e kaluar, siç kanë treguar familjarët.

“Ajo ka vdekur thuajse sikur të flinte. Meqë ka qenë një punëtore e madhe dua t’i them pusho e qetë”, ka thënë stërnipi i saj 65 vjet Hiroyuki për mediat japoneze.

 

Shpërndaje në rrjete sociale