Ndërtesa përfshihet nga zjarri, humbin jetën 18 persona

17:37 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë masazhi në provincën Zhejiang të Kinës lindore.

Zjarri ka filluar rreth orës 4 të pasditës sipas orës lokale në Tiantai County, transmeton portali arbresh.info.

Fotografitë dhe pamjet nga skena tregojnë objektin e kapluar nga zjarri dhe tymin duke dalë jashtë ndërtesës. Disa prej njerëzve që gjindeshin brenda ndërtesës janë hedhur nga dritaret e katit të dytë për t’i shpëtuar flakëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale